David Silva do të luaj në derbin e madh të së dielës ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester United pasi është rikuperuar nga lëndimi.
Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se reprezentuesi spanjoll është i gatshëm për ndeshjen në vikend pas lëndimit që mori vonë në fitoren 2 me 1 ndaj West Ham United në xhiron e fundit në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Ai do të luaj”, u ka thënë Guardiola gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Sot (e premte) ai më ka thënë se ndihet shumë mirë”
Guardiola nuk zbuloi ndonjë detaj në lidhje me lëndimin e Silvas.
Mesfushori 31-vjeçar mungoi në disfatën ndaj Shakhtarit në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon