Portieri i Manchester United, David de Gea i ka treguar Real Madridit se ata duhet të harrojnë nënshkrimin me të.
Reprezentuesi i Spanjës ka qenë një shënjestër e trajnerit Florentino Perez në tri vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Por, David de Gea tani ka kërkuar që ‘Los Blancos’ të shuajnë interesimin e tyre duke insistuar se është i lumtur te klubi ku luan aktualisht.

‘El Cofidencial’ raporton që Perez dhe Real Madridi kanë kontaktuar lojtarin gjatë merkatos së muajit janar, por portieri i “Djajve të Kuq” vazhdoi të refuzonte ofertën.
De Gea u ka thënë madje bashkëlojtarëve te skuadra e Spanjës këtë javë se nuk ka në plan të rikthehet në Madrid deri në sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...