Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Slloveninë e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Të gjithë futbollistët e gatshëm për ndeshjen e nesërme ishin të pranishëm në stërvitje, shkruan Arbresh.info.
Kombëtarja u fokusua në aspektin taktik dhe teknik. Në kamp shihet një atmosferë e jashtëzakonshme, ku synim është rezultat pozitiv.
Edhe në konferencën për media para stërvitjes, sikurse trajneri edhe Aro Muric u shprehën optimist për rezultat pozitiv.

Për këtë sfidë u konfirmua mungesa e Lumbardh Dellovës, gjithashtu edhe Lindon Emërllahu nuk do të jetë gati për këtë sfidë, shkak karton i kuq i marrë në ndeshje me Suedinë.
Sfida mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet nesër me fillim nga ora 2045./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?