Dardanët kanë planifikuar të bëjnë një koreografi në nderim të legjendës së futbollit dhe ish presidentit të federatës, të ndjerit Fadil Vokrri.
Kosova nesër (e hënë) zhvillon ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi, ku në ‘Fadil Vokrri’ pret Ishujt Faroe.
Tifozët e Kombëtares së Kosovës në këtë ndeshe kanë përgatitur një koreografi që do t’i kushtohet Fadil Vokrrit.
Minuta e 9’ e takimit do t’i gjejë tifozët në këmbë duke duartrokitur në shenjë respekti për Vokrrin.
Kjo minutë është zgjedhur për nderë të numrit 9’ që ai e mbante në fanellë.
NJOFTIMI I PLOTË I DARDANËVE:
Koreografia për nesër:
Të dashur Dardan,
Nesër në ndeshjën kundër Ishujve Faroe e gjithe koreografia do i kushtohet legjendës Fadil Vokrri , në shenjë respekti dhe falenderimi për veprën e presidentit Vokrri.
Ju lusim që të jeni pjesë e kësaj koreografie.
Në minutën e 9-të të ndeshjes, ju ftojmë të gjithëve të ngrisni lartë letrat me nr: 9 , do të zgjasë 3min.
Gjithashtu takimi jonë bëhet në ora 18:30 tek varri i presidentit të ndjerë ku do bëjmë homazhe, pastaj do vazhdojmë së bashku për në stadium.
Forca Kosova
Forca Dardanët
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës