Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shkup.
Të përzgjedhurit e Arsim Abazit kanë fituar në duel me Hondurasin, me rezultat 2:0. Golat për Dardanët e rinj i shënuan Medin Gashi dhe Fatjon Mulaj.
Në këtë turne Abazi ka në dispozicion 16 futbollistë nga klubet vendore dhe 4 futbollistë nga klubet evropiane. Krahas Kosovës dhe Hondurasit në turne po marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Taxhikistani.
Përzgjedhësi Abazi u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur në ndeshjen e sotme, por theksoi se vërehet se tek futbollistët vendorë ka ngecje në përgatitjen fizike.
“Kjo është një fitore e rëndësishme për t’i dhënë motivë futbollistëve tanë. Duke pasur parasysh se ky grup i futbollistëve është së bashku për herë të parë, atëherë mund të jemi të kënaqur. Megjithatë, shihet se tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur. Në pjesën e parë luajtëm më dobët, derisa në të dytën u vërejt angazhimi dhe dëshira e futbollistëve për të fituar”, ka thënë Abazi.
Ndeshjen e radhës Kosova do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut më 5 maj, derisa në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Taxhikistanin, me 8 maj.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...