Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje para ndeshjes së radhës kundër Gjeorgjisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja u zhvillua në fushën e Kompleksit të FFK-së në Hajvali nën reshjet e shiut, derisa të pranishëm ishin futbollistët që nuk luajtën dhe ata që u inkuadruan si zëvendësues në ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë.
Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi në hotel ‘Emerald’. Ndonëse të zhgënjyer nga humbja e pësuar në Stokholm, djelmoshat e kombëtares tashmë janë të përqendruar në ndeshjen e radhës, me synimin për paraqitje sa më të mirë para tifozëve dardanë dhe për të arritur fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
Nesër, Dardanët, të kompletuar, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30. /arbresh.info/
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...