Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë.
‘Dardanët’ ndeshjen e parë e luajnë këtë të shtunë në Slloveni me fillim nga ora 20:45.
Ndërsa tre ditë më vonë rikthehen në Prishtinë për ta mbyllur ciklin kualifikues për Botëror ndaj Zvicrës./Arbresh.info




Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar