Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Në këtë ndeshje, Kosova do të jetë pa Mërgim Vojvodën, Leart Paqaradën dhe Shkëlqim Vladin. Që të tre mungojnë për shkak të lëndimeve që kanë marrë në klubet e tyre.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, Dardanët do të kthehen për Kosovë, ku të martën në stadiumin Fadil Vokrri do të luajnë kundër Qipros. /arbresh.info/

E parkoi veturën në trotuar dhe rrezikoi sigurinë e këmbësor...
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dh...
Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve poli...
Politikanët norvegjezë: T’i japësh Trumpit medaljen e Çmimit...
Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Përfundon rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim pë...