Pas barazimit ndaj Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, futbollistët e Kombëtares së Kosovës, sot, kanë vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës.
Lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen e kaluar si dhe Edon Zhegrova, kanë patur një seancë të veçantë rigjeneruese në palestrën e fitnesit në hotel, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka bërë stërvitje intensive në Kampin Nacional në Hajvali.
Ekspedita e Kombëtares do të udhëtojë drejt Budapestit në mëngjesin e nesërm, ku do të zhvillohet ndeshja e radhës tejet e rëndësishme kundër Bjellorusisë.
Ndeshja e katërt e kualifikimeve për Euro 2024, Bjellorusi – Kosovë, zhvillohet të hënën në stadiumin “Ferenc Szusza”, në orën 20:45.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës