Ashtu siç bëri kundër Kosovës javën e kaluar në miqësore, Danimarka i ka “vjedhur” një pikë Zvicrës së shqiptarëve mbrëmjen e sotme (e martë) në minutat e fundit të takimit.
Skuadra nën udhëheqjen e Vladimir Petkovic ishte duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 në minutën e 76′ para se mysafirët të bënin një rikthim befasues duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Remo Freuler realizoi golin e epërsisë për skuadrën nikoqire në stadiumin Jokob Park pas asistimit nga futbollisti shqiptar Albian Ajeti që në formë perfekte bllokoi mbrojtësin qendror Simon Kjaer për t’i krijuar hapësirë për goditje bashkëlojtarit të tij.
Goli i dytë erdhi gjatë pjesës së dytë dhe autor ishte ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca ashtu siç jemi mësuar ta shohim, realizoi për 2 me 0.
Breel Embolo shënoi golin e tretë në minutën e 76′ para se skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Age Hareide të realizonte tri gola të shpejta për t’iu shmangur disfatës pas 12 ndeshjeve rresht.
Mathias Jorgensen realizoi me kokë për 3 me 1, ndërsa golin e dytë e shënoi Chris Gytjaer pas një gabimi në mbrojtja nga zviceranët. Henrik Dalsgaard barazoi gjithçka në 3 me 3 në sekondat e fundit për të siguruar një pikë.
Zvicra vazhdon qëndrimin në pozitën e parë në tabelë me katër, ndërsa Danimarka qëndron në pozitën e tretë të Grupit D me një pikë./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...