Agjenti i mbrojtësit të Real Madridit, Danilo është takuar me reprezentuesit e Juventusit të mërkurën.
Reprezentuesi brazilian është kërkuar për transferim te kampioni italian si një zëvendësues i bashkëkombësit të tij Dani Alves, i cili ka vendosur për transferim falas te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj
Sipas raporteve, ky është takimi i tretë ndërmjet reprezentuesit të ish lojtarit të Portos dhe “Bianconerëve”.
Danilo ka qenë startues në 40 ndeshje në La Liga te ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit të tij në vitin 2015 nga gjiganti portugez, por nuk ka shkëlqyer në Santiago Bernabeu dhe është përdorur shpesh si zëvendësues i Dani Carvajalit.
Lexo edhe: Barcelona humb lojtarin më të mirë të skuadrës (FOTO)
Bazuar në ‘Marca’ dhe ‘Cadena Ser’, mbrojtësi qendror është kërkuar gjithashtu për transferim te Interi dhe Real Madridi vazhdon të jetë i hapur për këtë marrëveshje./arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar