Mesfushori Dani Ceballos, ka informuar trajnerin, Mikel Arteta që dëshiron të ndalojë huazimin te Arsenali.
Spanjolli nuk ka luajtur që nga nëntori dhe nuk ka qenë titullar asnjëherë nën urdhrat e Artetas, edhe pse është duke u shëruar nga një lëndim.
Sipas AS, lojtari ka kërkuar nga Real Madrid t’i gjejnë një tjetër klub, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” dëshirojnë që lojtarët e rinj në moshë ti dërgojnë huazim siç bënë me Lunin dhe Jorge de Frutos.

Ceballos iu bashkua Arsenalit gjatë afatit veror dhe ishte i shkëlqyer nën urdhrat e Unai Emery.
Ndërsa në dy ndeshjet e fundit ishte në stol kurse në ndeshjen kundër Chelseas, ia hapi derën largimit duke komentuar në foton e Hector Bellerin, në të cilën thoshte se do i mungojnë gjuajtjet e këtij të fundit./arbresh.info.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...