Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos do vazhdojë bashkëpunimin me ‘Mbretërit’.
Ceballos ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe pritet të vazhdojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.
Mesfushori po tregon formë të lartë, veçanërisht në ndeshjet e fundit me ekipin spanjoll, transmeton lajmi.net.
Kjo ka bërë që klubi të mendojë seriozisht që të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin me spanjollin.
Sipas raportimit të ‘Marca’ drejtuesit e klubit tashmë janë të bindur, duan të rinovojnë kontratën me 26 vjeçarin.
Kushtet e kontratës së re që pritet të nënshkruhet ende nuk janë publikuar, andaj nuk dihet se sa gjatë do vazhdojë ai në Madrid.
Mbetet të shihet se kur do të vije njoftimi zyrtar nga klubi mbretëror. /lajminet
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...