Pas deklaratave të Xabi Alonso-s, edhe kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, ka kritikuar vendimin e La Liga-s për zhvillimin e ndeshjes mes Barcelonës dhe Villarrealit në Miami.
Në një intervistë për RTVE, Carvajal e cilësoi këtë si një “manipulim të qartë të garës”, duke theksuar se “nuk garojnë të gjitha klubet në të njëjtat kushte”. Ai kërkoi që të reflektohet për një futboll më të drejtë:
“Është thelbësore që lojtarët, klubet dhe liga të angazhohen për një futboll të ndershëm, por aktualisht nuk është kështu”.
Ai komentoi gjithashtu paraqitjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku skuadra ka fituar ndaj Marseille dhe Kairat Almaty.
“Qëllimi është të përfundojmë në vendin e parë, sepse na jep avantazh në fazën e ardhshme”.
Për sa i përket garës në Europë, Carvajal tha:
“Real Madridi nuk i frikësohet askujt. Është pozitive që nuk ka një skuadër dominuese absolutisht”.
Ndërkohë foli për “El Clásico” ndaj Barcelonës, që do të luhet të dielën.
“Janë vetëm 3 pikë, por përballja me rivalin kryesor është gjithmonë speciale. Fitorja do të rriste besimin”./Arbresh.info
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...