Dani Alves është bërë me ekip të ri.
Veterani brazilian i mbrojtjes do ta vazhdojë karrierën në Meksikë.
Më saktësisht, futbollisti i deridjeshëm i Barcelonës vendosi t’i bashkohet ekipit Pumas si lojtar i lirë.
Përfaqësuesi brazilian ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin meksikan, deri më 30 qershor 2023.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Barça vendosi të mos e mbante mbrojtësin e djathtë, i cili ishte rikthyer në janar me kërkesë të trajnerit Xavi Hernandez, në eksperiencën e dytë të tij në “Camp Nou”.
Dani Alves është futbollisti me më së shumti trofe të fituar në histori të futbollit.
Ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në histori.
Alves synon të luajë me Brazilin në Botërorin 2022, i cili do të mbahet në fund të këtij viti në Katar. /Gazeta Express/
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...