Dani Alves do të transferohet në Manchester City pas vetëm një sezoni të kaluar në Juventus.
Braziliani është transferuar falas te “Zonja e Vjetër” verën e kaluar nga Barcelona, por raportet e fundit sugjerojnë që Alves ka kërkuar një kontratë afatgjate te gjiganti italian, i cili nuk ia ka ofruar këtë 34-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.
Gonzalo Higuain ka ngjallur spekulime sot (e shtunë) pasi postoi një mesazh në rrjete sociale duke përshëndetur superyllin. Sidoqoftë, sulmuesi e fshiu atë pas vetëm disa minutave nga profili i tij.
Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi
‘Goal’ raporton tani që Dani Alves është shumë afër marrëveshjes personale me Manchester Cityn, ku mund t’i bashkohet me Pep Guardiolan. Juvnetusi është gjithashtu në negociata të avancuara për transferimin tij pas gjashtë golave dhe shtatë asistimeve që ka bërë brenda 33 paraqitjeve këtë sezon.
Alves është kërkuar gjithashtu për transferim nga Chelsea dhe Manchester United, por dëshira për të punuar me ish trajnerin e Barcelonës sërish ishte shumë e fortë./arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...