Ndeshja mes Vjosës së Shtimes dhe Vushtrrisë e zhvilluar sot ka sjell tensione që kanë shkaktuar dhunë pastaj.
Ndeshja u mbyll (1:1), por nuk pati një fund të zakonshëm pasi shpërtheu dhuna mes tifozëve brenda dhe jashtë stadiumit, ku sipas raportimeve pati të lënduar dhe të arrestuar, shkruan Arbresh.info.
Në një reagim ka dal edhe skuadra e Vjosës së Shtimes pas ndeshjes, ku fajtor për këtë nxitje të dhunës e kanë lënë trajnerin e Vushtrrisë, Armend Dallkun.
“Gjatë ndeshjes, ai ka nxitur tifozët me fjalë të papërshtatshme dhe fyese ndaj referëve, trajnerit tonë dhe kryesisë sonë. Të gjitha këto ofendime janë bërë në prani të referëve, por për fat të keq nuk është ndëshkuar me karton të kuq.”
“Për më tepër, kjo sjellje ka ndikuar që tifozët e Vushtrrisë të tensionohen dhe të sulmojnë tifozët tanë, duke shkaktuar lëndime serioze te disa nga shikuesit tanë, si dhe duke dëmtuar veturat e pranishme.”
“Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe nuk përfaqëson frymën e vërtetë të futbollit”, thuhet në reagim ndër të tjera.
Skuadrës e Vjosës madje ka kërkuar që Komisioni Disiplinor të marrë masa ndaj trajnerit të Vushtrrisë.
“Futbolli duhet të fitohet me lojë të ndershme (fair-play), e jo me fyerje dhe nxitje të dhunës.
“Andaj, i bëjmë thirrje Komisionit Disiplinor që të marrë masa ndaj këtij trajneri, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, mbyllet reagimi i tyre.
Kujtojmë se Vjosa nuk është skuadra e parë që ankohet për Dallkun, pasi ditë më parë edhe Tefik Çanga ka bërë një reagim në drejtim të trajnerin pas ndeshjes./Arbresh.info
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...
320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosov...