Statistikat nga paraqitja e Benjamin Seskos gjatë barazimit të Manchester United me Fulham në Ligën Premier janë vërtetë tronditëse.
Të dielën pasdite, United nuk arriti të përmbushë pritshmëritë për fitoren e parë të sezonit, duke barazuar 1-1 me Fulhamin në “Craven Cottage”.
Një gol nga zëvendësuesi i Fulhamit, Emile Smith-Roëe, vetëm disa sekonda pasi hyri në lojë, anuloi autogolin e shokut të tij të skuadrës, Rodrigo Muniz, i cili kishte kaluar Unitedin në epërsi në pjesën e dytë.
United kishte shpresuar që blerja e tyre e madhe e verës, Sesko, të realizonte golin e fitores në fundin e ndeshjes, pasi hyri nga banka në minutën e 54-të, por sërish dështoi të japë ndikim në lojë.
Tani që ndeshja ka përfunduar, tifozët e United kanë reflektuar mbi statistikat e sulmuesit gjatë këtij paraqitje, dhe është e qartë se ata nuk janë aspak të kënaqur.
Pas javësh të tëra negociatash me Unitedin dhe Neëcastle Unitedin, Sesko vendosi të transferohet në “Old Trafford” më herët këtë muaj për një shumë prej 73.7 milionë euro.
Reprezentuesi slloven nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq” dhe debutoi në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Arsenalit.
Megjithatë, Sesko nuk arriti të lërë përshtypje ndaj “Topçinjve”, diçka që u përsërit edhe në ndeshjen ndaj Fulhamit.
Përkundër 38 minutave të luajtura në Craven Cottage, Sesko nuk regjistroi asnjë goditje, bëri vetëm nëntë pasime, asnjë prej tyre pasim kyç, nuk realizoi asnjë driblim dhe nuk fitoi asnjë duel./Telegrafi/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi