L’Equipe ka zbuluar detajet e kontratës që duhet nënshkruar nga Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain të martën.
Gjithçka është gati për transferimin, të cilin askush nuk mund ta merrte me mend deri pak ditë më parë, por që tashmë është më afër realitetit se kurrë më parë.
Është e qartë se 34-vjeçari gjeti një klub të ri, pasi u konfirmua të dielën e javës së kaluar se ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë, pavarësisht faktit se ra dakord për një kontratë të re tri javë më parë.
Mundo Deportivo raporton se prezantimi i argjentinasit si lojtari i ri i Paris Saint-Germain mund të bëhet nesër, dhe L’Eqiupe përmes burimeve të veta ka siguruar një kontratë, të cilën argjentinasi është gati ta nënshkruajë.
L’Equipe pretendon se kontrata është shumë më e madhe se sa ishte zbuluar në ditët e mëparshme, dhe se lojtari do të fitojë 40 milionë euro në vit, që është një shifër e pabesueshme, 770.000 euro në javë.
Kontrata është për dy vjet me opsionin e një tjetri, dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu duhet të marrë një bonus prej 30 milionë eurosh brenda kontratës.
Natyrisht se së bashku me Neymarin dhe Kylian Mbappe, do të jenë treshja më e paguar te PSG edhe pse e ardhmja e këtij të fundit ende është në ajër. /Telegrafi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...