Në datën 11 tetor do të luhet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Sukru Saracoglu” në Satmboll, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. FSHF-ja, me anë të një postimi në faqen zyrtare, njofton se kanë dalë në shitje biletat për këtë takim.
Për ta parë këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit, një biletë kushton vetëm 700 lekë të rinj dhe një preson mund të blejë deri në 5 bileta.
Postimi i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF. Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45. Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e cdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozeve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla.

Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...