Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka folur përpara ndeshjes së radhës kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 në “Air Albania”.
Daku ka thënë se në ndeshjen e parë ndaj Letonisë ekipi ka pasur shumë raste, por ka munguar agresiviteti te finalizimi. “Kemi pasur shumë raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë”, ka thënë ai.
Sulmuesi ka theksuar rëndësinë e forcës dhe bashkimit të ekipit. “Duhet të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë. Ndeshjet më të vështira janë kur luan kundër ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbin, por japin gjithçka në fushë”, ka shtuar Daku.
Ai ka shprehur besim te ekipi dhe sakrifica e lojtarëve për të arritur objektivat. “Besoj te ky grup dhe te gjithë ne që me mund, sakrificë dhe angazhim do ja dalim”, ka thënë Daku.
Ndeshja Shqipëri – Letoni zhvillohet të martën në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”./rtk
Varroset Jahja Mustafa, babai i Calit
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...