Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me Ludogorets.
Kampioni i Kosovës mbrëmë mundi kampionin e Bullgarisë (2-0) në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Strategu shqiptar pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri një ndeshje perfekte.
“Kemi bërë një pjesë të parë perfekte, me sa mbaj mend skuadra kundërshtare nuk kishte asnjë shans. Kemi luajtur shumë mirë. Natyrshëm se me pesë ndërrimet ramë pak fizikisht, por këta djemë nuk dorëzohen kurrë, kanë një karakter të madh. Nuk është e paktë që në 70% të lojës të jesh mbi kundërshtarin”, tha Daja.
Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Huverpharma Arena”./rtk
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës