Skuadra e Suharekës, FC Ballkani ka mbajtur sot konferencë për media para përballjes së tyre me Dinamo Zagrebin në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka cilësuar Dinamo Zagrebin si një nga kundërshtarët më të vështirë, shkruan Arbresh.info.
“Çdo kundërshtar është i vështirë, është kundërshtari më i vështirë që e kemi pasur me Ballkanin, personalisht e kam pasur edhe me Skënderbeun kundërshtar. Hyn në pjesën e dy tre më të vështirët që kemi luajtur” ka thënë Daja.
Ndeshja Ballkani-Dinamo Zagreb do të zhvillohet nesër në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 21:00. /Arbresh.info/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...