CSKA Sofia dhe futbollisti i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi kanë ndarë rrugët.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi bullgar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së”.
“Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë”.
“Me fanellën e kuqe, Bytyqi luajti 20 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola. CSKA i uron Zymer Bytyqit suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftim.
CSKA Sofia në fillim të këtij muaji për shkak të shkeljes disiplinore vendosi që ta largojë Bytyqin nga skuadra e parë.
Ai ka luajtur 20 ndeshje me këtë klub ku shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime.
Sulmuesi kosovar në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Antalyaspor, Konyaspor, Salzburg, Viking e Olympiacos./Arbresh.info
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE