Kapiteni i skuadrës së Portugalisë, Cristiano Ronaldo është stërvitur i vetëm të mërkurën, larg nga e gjithë skuadra.
Kanë mbetur edhe tri ditë deri në ndeshjen ndaj Andorras në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave portugeze, ai është stërvitur i vetëm për të “menaxhuar energjinë” pasi Ronaldo nuk dëshiron të ketë ndonjë problem fizik që mund të vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në ndeshje.
Pas përballjes ndaj Andorras, Portugalia do të përballen me Zvicrën dhe rezultati i dy ndeshjeve vendos se kush nga grupo shkon në Rusi.
Portugalia është në pozitën e dytë të Grupit B, tri pikë prapa Zvicrës që është lidere e grupit./arbresh.info/
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...