Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet se i është lutur Zinedine Zidanes për të mos zëvendësuar sulmuesin e lënduar Karim Benzema me Iscon.
Real Madridi është duke kaluar në një sezon të tmerrshëm dhe aktualisht qëndron në pozitën e katërt në La Liga me 16 pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar, Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Njëra nga arsyet kryesore të dështimit të tyre pas majave të prekura sezonin e kaluar ka qenë Ronaldo dhe performancat e tij të dobëta individuale. Lëndimi i Benzemas i ka ofruar një shans Zidanes për të ndryshuar taktikat e tij në mënyrë për të nxjerr më të mirën e emrave të mëdhenj.

Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Roanldo është kundër trajnerit të Real Madridit për të sjell Iscon në 11-shen startuese në mungesë të francezit. Bazuar në ‘Diario Gol’, Ronaldo ka kërkuar nga Zidane për të mos luajtur me Iscon në vend të Benzemas.
Ronaldo beson që Isco e ngadalëson shumë Realin për shkak se topi duhet të depërtoj përmes tij. Ai mendon që Marco Asensio duhet të marr vendin e Benzemas.
Po ashtu, sipas gazetës së lartpërmendur, Ronaldo kishte shtruar madje në kërkesë të ngjashme që Isco të mos luaj edhe më parë. Në mungesë të tij, Real Madridi kishte shënuar pesë gola kundër Sevillas vetëm brenda pjesës së parë në Bernabeu./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...