Cristiano Ronaldo iu ka thënë drejtorëve të Real Madridit për të siguruar nënshkrimin me yllin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Ylli argjentinas ka shkëlqyer në Turin qysh pasi iu bashkua klubit nga Palermo në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info. Ai ka shënuar 52 gola në Serie A brenda 98 paraqitjeve në fanellën e Zonjës së Vjetër.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, e cila është e njohur për thashethemet guximtare rreth transferimeve, Ronaldo dëshiron që 24-vjeçari të jetë një përforcues në Bernabeu.
Thuhet se ai dëshiron të dal sërish para Messit pas dominimit të Barcelonës në La Liga brenda këtij sezoni. Gjiganti katalunas siguroi titullin në kampionatin spanjoll duke përfunduar me 17 pikë më shumë se Real Madridi që i dha fund sezonit në pozitën e tretë.
Ronaldo nuk dëshiron që ky sezon të përsëritet dhe është i vendosur për transferimin e Dybalas.
‘Los Blancos’ janë duke u përfolur gjithashtu për transferimin e Mohamed Salahs dhe Neymarit./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit