Forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos së fundmi është duke detyruar Real Madridin t’i ofroj atij një kontratë të re me kushte të reja.
‘Los Blancos’ pësuan një fillim të tmerrshëm në këtë edicion duke u larguar nga gara për titull në kampionatin spanjoll para përfundimit të vitit 2017, transmeton portali arbresh.info. 33-vjeçari arriti të realizojë vetëm dy gola në La Liga në katër muajt e parë të këtij sezoni dhe thashethemet filluan të shfaqën që lojtari është i pakënaqur në klub dhe dëshiron të largohet.

Megjithatë, ‘Mundo Deportivo’ raporton tani që rikthimi i formës së tij të jashtëzakonshme në vitin 2018 është duke detyruar klubin të paguaj atë aq sa ylli ka kërkuar.
Ronaldo aktualisht fiton rreth 540 mijë funta në javë, por dëshiron që të jetë baras me rivalin e tij të përgjithshëm – Lionel Messin, i cili fiton 680 mijë funta çdo shtatë ditë nga Barcelona.
Pasi titullit në La Liga është duke shkuar drejtë Barcelonës dhe pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, Liga e Kampionëve është trofeu i vetëm në dispozicion për kampionin në fuqi të Evropës dhe Spanjës./arbresh.info/
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...