Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë.
Çmimi më i rëndësishëm individual në futboll nuk duhet t’i takojë Cristiano Ronaldos.
Ky është rezultati i një sondazhi të organizuar nga lexuesit e ‘France Footbll’, media kjo që jep çmimin e lojtarit më të mirë në botë, i njohur si Topi i Artë.
Në një sondazh të organizuar nga ‘France Football’, ku votuan tetë mijë lexues, 60 për qind e tyre mendojnë se Cristiano Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë.
Vetëm 40 për qind e tyre, mendojnë se portugezi duhet të fitojë për të gjashtën herë Topin e Artë.
Me rezultatin e këtij 40 përqindëshi pajtohet edhe vetë Cristiano Ronaldo, i cili gjatë një interviste dhënë së fundi ka thënë se e meriton Topin e Artë këtë vit, pas rezultateve dhe të arriturave në fushë në sezonin e fundit.
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt