Sarri do të tentojë ta bindë Ronaldon që nga sezoni 2019/20, të luajë si sulmues qendror, e jo anësor.
Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka vizituar Cristiano Ronaldon në pushime për të diskutuar për rolin e ri të qendërsulmuesit për CR7, që tashmë gazetat kanë nisur ta quajnë CR9.
“La Stampa”, “Corriere della Sera”, “Gazzetta dello Sport” dhe shumë të tjera janë duke raportuar se drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici ka udhëtuar bashkë me Sarrin për në Cote d’Azur të premten dhe janë takuar me Ronaldon në jahtin e tij privat, transmeton Gazeta Express.
Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat tashmë ka thënë se dëshiron ta ndihmojë Ronaldon që të thyejë rekorde dhe objektivi është rekordi i vendosur në Serie A nga Gonzalo Higuain te Napoli me Sarrin, që ka realizuar 36 gola.
Sarri ka bërë të qartë se preferon të luajë me 4-3-3, por edhe me skemën 4-3-1-2, duke e përdorur 34-vjeçarin si sulmues qendror.
Në sezonin debutues me Juventusin, Ronaldo shënoi 28 gola në 43 paraqitje – hera e parë pas nëntë viteve që nuk arrin kuotën 30 e më shumë gola.
Për 9-të sezone në Madrid, Ronaldo ka shënuar gjithmonë 30 e më shumë gola, rekordin e mban në sezonin 2014/15, 61 gola.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...