Cristiano Ronaldo thuhet se është në bisedime për një realiy-shou.
Lojtari i Real Madridit, 33 vjeç, është i vendosur t’i jap Kim Kardashian një ‘goditje’, pasi ai është aktualisht në prag të blerjes së një serie të re prej 13 episodesh në “Facebook Watch”, nga e cila sipas “Variety”, mund të fitojë 10 milionë dollarë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Jeta e Ronaldos mund të përbëjë interes të madh, pas thashethemeve për fejesën me të dashurën, Georgina Rodriguez si dhe për të qenë një baba i mirë për katër fëmijët e tij, derisa ka një karrierë të ndritur në futboll.
Shfaqja thuhet se do të prodhohet nga kompania e Tom Bradyt, “Religion of Sports”.
Në nëntor të vitit të kaluar, Georgina solli në jetë fëmijën e parë me Ronaldon, ndërsa dy muaj pas lindjes, ajo kishte deklaruar se lindja e vajzës kishte forcuar lidhjen e tyre.
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...