Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, sipas disa raportimeve.
Sipas emisionit spanjoll El Chiringuito de Jugones, 32 vjeçari ka informuar presidentin e Madridit, Florentino Perez për vendimin e tij që do të largohet nga klubi, transmeton arbresh.info.
Raporti i këtij emisioni thotë se Perez nuk do ta lejojë Ronaldon të largohet nga klubi edhe pse sulmuesi portugez e ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së re.
Besohet se Ronaldo është i pa lumtur me gjigantin spanjoll për shkak interesimit të shfaqur për francezin, Kylian Mbappe, i cili u transferua në PSG nga Monaco.
I pyetur gjatë këtij muaji se a do të nënshkruajë kontratën e re me klubin, ai për BeIN Sports ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën.
“Unë nuk dua të rinovojë kontratën. Jam shumë i lumtur me kontratën që kam”, ishtë përgjigjur për BeIN Sports.
Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet e fundit në Bernabeu.
Raportet në Spanjë po ashtu shkruajnë se reprezentuesi portugez ishte i pa kënaqur me bashkëlojtarin e tij Isco Alarcon rreth festimit të golit të tretë. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...