Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka fituar për herë të dytë rresht çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Ligën Saudite, pas formës së tij të jashtëzakonshme në muajin shtator.
38-vjeçari shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime për Al-Nassr në gusht për të marrë çmimin e lojtarit të muajit në Ligën Saudite dhe tani e ka vazhduar këtë në shtator pas pesë golave të tjerë dhe tre asistimeve.
Forma e tij pozitive ka ndihmuar Al-Nassr të ngrihet në vendin e katërt në tabelë me gjashtë fitore radhazi, pasi humbi dy ndeshje në mes të gushtit.
Pavarësisht se është në vitet e fundit të karrierës së tij, portugezi po dëshmon se ka mund të jap ende për botën e futbollit.
Ai jo vetëm që është golashënuesi më i mirë i Ligës Saudite me 10 gola këtë sezon, por ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Portugalisë me pesë gola në fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024.
Ronaldo tashmë ka shënuar më shumë gola për Al-Nassr këtë sezon se sa në 2022-2023, me pesë herë fituesin e Topit të Artë që deri më tash ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje, kundrejt 14 në 19 ndeshje sezonin e kaluar.
Al-Nassr do të ketë përballë këtë vikend ekipin e Abhas dhe nëse gjërat ecin siç duhet ata mund të shkojnë në krye të tabelës./Telegrafi/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...