Cristiano Ronaldo ka pranuar se ishte i “prekur” nga tifozët e Juventusit kur e duartrokitën atë për golin me gërshërë të realizuar në fitoren 3 me 0 të Real Madridit të martën.
Skuadra e Zinedine Zidanes siguroi një fitore bindëse në Torino dhe Ronaldo ishte ylli i ndeshjes sërish pas supergolit të realizuar në minutën e 64′, transmeton portali arbresh.info. Pas golit, tifozët e Juventusit u ngritën në këmbë dhe i dhanë një pritje të ngrohët Ronaldos, i cili falënderoi ata për reagimin e tyre.
“Ishte njëra nga momentet më të bukura të natës”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Portugalisë. “Pranimi i duartrokitjeve nga një stadium me aq shumë histori është një eksperiencë e veçantë”

“Jam vërtetë i lumtur dhe i prekur. Kur isha fëmijë, më pëlqente Juventusi dhe fakti që tifozët e tyre më kanë duartrokitur mua do të qëndrojë me mua. Është një kujtim i mrekullueshëm”
“Të gjithë tifozëve italianë në stadium unë thjeshtë dua t’iu them: Faleminderit”
Përveç dy golave kundër “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Ronaldo asistoi edhe në golin e tretë nga Marcelo të realizuar vonë gjatë ndeshjes./arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/981448743408070656
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...