Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet se është duke pyetur pse Theo Hernandez, Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Borjo Mayoral janë duke fituar ende minuta në Bernabeu.
Ronaldo tashmë ka shpaguar disa herë tarifën e tij për transferim prej 80 milionë funta nga Anglia në Spanjë në vitin 2009 duke shënuar 422 gola dhe duke i ndihmuar skuadrës së tij të fitojë 14 trofe, transmeton portali arbresh.info. Ai ka arritur deri në këto maja duke luajtur gjithashtu së bashku me shumë yje të talentuar që Real Madridi shpenzoi shuma të mëdha për të siguruar transferimin e tyre gjithashtu.
Megjithatë, Real Madridi ndryshoi planin e tyre për transferime verën e kaluar dhe lojtari i profilit më të lartë që ata blenë në merkaton verore ishte Hernandez nga Atletico Madridi për 26.6 milionë. Ata paguan gjithashtu çmimin për mos përforcimin e skuadrës në zona kyçe ndërkohë që lejuan largimin e yjeve si Alvaro Morata, James Rodriguez dhe Pepe.

Real Madridi aktualisht qëndron në pozitën e katërt në La Liga me 16 pikë prapa rivalit të tyre të përbetuar dhe lideri – Barcelonës. Dhe, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton që Ronaldo beson se katër bashkëlojtarë të tij nuk meritojnë vend në skuadër.
Sipas raportit, 32-vjeçari është i pakënaqur me prezencën e Hernandezit në Real Madrid. Ai është gjithashtu ngjashëm i pakënaqur nga Ceballos, i cili u transferua verën e kaluar nga Real Betisi, transmeton portali arbresh.info.
Produktet nga akademia e Realit, Llorente dhe Mayoral duket gjithashtu se janë pjesë e zemërimit të Ronaldos. Bazuar në burimin e lartpërmendur, zemërimi i Ronaldos nuk do t’i ndihmoj klubit në dhomën e zhveshjes dhe se tashmë ka tension dhe ajo është e ndarë në grupe.
Real Madridi synon t’i rikthehet fitoreve pas barazimit 2 me 2 të dielën kundër Celta Vigos./arbresh.info/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...