Cristiano Ronaldo ka treguar klasin në një moment mbrëmjen e sotme (e premte) duke dyfishuar epërsinë e Portugalisë kundër Luksemburgut me një gol të bukur.
Superylli i Juventusit rrëmbeu topin nga mbrojtja e mysafirëve dhe më pas paraboloi në formë të shkëlqyer portierin e Luksemburgut duke shënuar për 2 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Me këtë gol, Cristiano Ronaldo ka arritur numrin prej 94 golave te skuadra kombëtare.
Po ashtu, sulmuesi ka shënuar nëntë gola brenda pesë ndeshjeve të fundit brenda të gjitha kompeticioneve për Portugalinë.
Goli i sotëm nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë erdhi në minutën e 65′ të ndeshjes./arbresh.info/
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...