Cristiano Ronaldo ka treguar një moment të veçantë me djalin e tij, Matteo, i cili është një admirues i madh i Kylian Mbappes.
“Djali im Matteo e adhuron Mbappes”, zbuloi Ronaldo në podcastin e tij.
“Ai më thotë se Mbappe është më i mirë se ti. Unë i them që babai yt është më i mirë, ka më shumë gola”, shtoi portugezi me humor.
Mbappe po dëshmon aftësitë e tij si një golashënues i jashtëzakonshëm dhe është shënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon.
Megjithatë, francezi ende nuk mund të krahasohet me Ronaldon, i cili po i afrohet shifrës historike të 1000 golave në karrierë.
Legjenda portugeze numëron tashmë 920 gola dhe vazhdon të shënojë.
Sa i përket lojës së përgjithshme, Ronaldo ishte një driblues vdekjeprurës në kohën e tij dhe ka fituar 5 herë Topin e Artë, ndërsa Mbappe ende nuk e ka fituar asnjë. /Telegrafi/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...