3 javë nga finalja e Ligës së Kampionëve, Ronaldo vazhdon të mos tregojë se a do të qëndrojë në Madrid, apo do t’i thotë lamtumirë klubit ku për nëntë sezone ka fituar gjithçka që mund të fitojë një futbollist.
“Ishte bukur të luaja për Real Madridin, pas një jave do të flas, do të sqarohem…”, kishte thënë Cristiano Ronaldo pas finales së Champions League, duke ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
Tani, 3 javë më vonë, “Planeta Deportiva” ka pyetur CR7-tën nëse do të flasë së shpejti. Ai e bëri këtë pas ndeshjes me Spanjën, ku Portugalia mori një pikë në fund pasi Cristiano kompletoi het-trikun nga gjuajtja e lirë për rezultatin e asaj ndeshje 3-3.
Gazetari: A do të flasësh së shpejti, Cris?
Cristiano: Çka?!
Gazetari: Së shpejti a do të flasësh…?
Cristiano filloi vetëm të qesh, duke mos folur asgjë për të ardhmen kur kanë kaluar 3 javë dhe mediat spanjolle vazhdojnë të japin versione të ndryshme mbi të ardhmen e 33 vjeçarit.
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...