Ish sulmuesi i Interit, Hernan Crespo ka dhënë parashikimin e tij për ‘Derby d’Italia’ duke thënë “doni apo jo, Juventusi starton si favorit”.
“Nerazurrët” aktualisht janë 11 pikë prapa liderit të ligës, andaj duhet t’i shmangen gjithsesi disfatës në Torino në mënyrë për të mbajtur shpresat e tyre për titull të gjalla, transmeton portali arbresh.info.
“Doni apo jo, Juventusi starton si favorit”, ka thënë Crespo fillimisht për ‘Inter TV’.
“Megjithatë, Interi është i çmendur, gjithçka mund të ndodhë, ata e kanë shfaqur këtë në shumë ndeshje këtë vit duke i fituar ato në fund”
“Në një lojë të vetme, ‘Nerazzurrët’ mund t’i dëmtojnë ‘Bianconerët'”
Pas ndeshjes të së premtes, skuadra e Luciano Spalletit do të përballet me një ndeshje vendimtare në ligë të Kampionëve me PSV-në.
“Është vendimtare për 1000 arsye, jo vetëm për kualifikim. Me një grup shumë të komplikuar dhe shumë vite mungesë, kjo do të thotë shumë për Interin”
Ndeshja mes Juventusit dhe Interit zhvillohet mbrëmjen e së premtes./arbresh.info/
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës