Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka barazuar një rekord historik.
Portugezi me dy golat ndaj Francës, tani ka shënuar plotë 109 me Kombëtaren e tij, shkruan lajmi.net.
Ronaldo tani ka barazuar rekordin e futbollistit të Iranit, Ali Daei, që ishte golashënuesi numër një në histori me Kombëtare.
Tani, CR7 gjithashtu ka 109 gola dhe brenda një kohe të shkurtër pritet ta thyejë këtë rekord.
Ndërkohë, Ronaldo gjithashtu u bë edhe lojtari i vetëm në histori që shënon më shumë se 20 gola të kombinuar për Kampionate Evropiane dhe Kupë të Botës./Lajmi.net/
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...