Ish mesfushori i Tottenham, Michael Brown ka mbështetur transferimin e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho, i cili është i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë.
Sipas Express Sport, Chelsea është duke prirë garën, por edhe Tottenham e Arsenal janë të interesuar për huazimin e brazilianit, transmeton portali arbresh.info.
Brown ka mbështetur transferimin e Coutinho-s te Tottenhami, pasi ka besimin se ish ylli i Liverpool do përshtatej në formacionin e Jose Mourinho-s.

“Mendoj se do përshtatej. Varet nga mënyra si Mourinho dëshiron që ai të luan”.
“A do donte ai të luante për Mourinho? Mendoj se do donte. Ai preferon rikthimin në Premierë Ligë dhe do ishte transferim i jashtëzakonshëm”, tha ai.
Agjenti i Coutinho-s javën e kaluar ka zbuluar se lojtari dëshiron të rikthehet në Angli, aty ku kaloi formën më të mirë./arbresh.info.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...