Portieri, Thibaut Courtois është bërë portieri i parë që e ka mbajtur portën e paprekur në dy “El Clasico” radhazi.
Dje, Reali mposhti Barcelonën në “Santiago Bernabeu” me rezultat bindës 2 – 0, skuadër të cilën nuk e kishte mposhtur në shtëpi që nga viti 2014, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë ndeshjes gardiani i “Mbretërve” ishte i mrekullueshëm duke mbrojtur të gjitha gjuajtjet duke përfshirë mundësitë e arta të Griezmann e Messi.

Belgu e ka mbajtur portën e paprekur në dy “El Clasico” radhazi, rekord i cili nuk është arritur që nga viti 1974-75.
Me fitoren e djeshme Reali mori kreun, një pikë më shumë se Barcelona ndërsa kanë mbetur edhe 12 ndeshje të pazhvilluara./arbresh.info.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?