Atletico Madrid është duke e menduar transferimin e portierit belg, Thibaout Courtois.
Klubi madrilen është duke u përgatitur për largimin e portierit aktual, Jan Oblak, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet për te Paris Saint-Germain.
Courtois para disa vitesh ishte pjesë e “los colconeros” në formë huazimi nga Chelsea, dhe si duket ai është i lidhur emocionalisht me klubin dhe qytetin, pasi para disa mujash kishte deklaruar se një ditë do të rikthehet.
Reprezentuesi belg, është një nga portierët më të mirë në botë dhe sigurisht se kampioni anglez aktual, nuk do të bindet lehtë për ta lejuar largimin e tij.
Mediat spanjolle raportojnë se Atletico ka përgatitur një ofertë prej 75 milionë euro. /arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...