Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sonte ku nis një prej fazave më të zjarrta të play-offit, seria gjysmëfinale.
Në qytetin historik të Prizrenit, Bashkimi është nikoqir i skuadrës “befasi” të këtij edicioni Borës, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe luhet në palestrën sportive “Sezai Surroi”.
Bashkimi i cili e ka mbyllur sezonin e rregullt në pozitën e dytë e ka avantazhin e terrenit vendas, ndërkohë Bora vjen në gjysmëfinale pasi në fazën e çerekfinales e eliminoi Sigal Prishtinën pas dy fitoreve me rezultat të thellë.
Bora është për herë të parë në histori të klubit në këtë fazë, derisa Bashkimi do ta kërkojë finalen e dytë radhazi.
Këto dy skuadra janë përballur katër herë në sezonin e rregullt ku kanë bilanc të barabartë me nga dy fitore secila.
Dy ndeshje janë luajtur në palestrën “Sezai Surroi”, ku një fitore e ka arritur Bashkimi me rezultat 96-70, kurse Bora triumfoi 85:83 në një takim tjetër.
Ndryshe, skuadra e cila arrin tri fitore e para arrin të kualifikohet në finalen e madhe.
Në gjysmëfinalen tjetër përballen Trepça me Pejën./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...