Douglas Costa pritet të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushës.
Anësori i Juventusit pritet të qëndrojë një muaj jashtë fushës pas lëndimit që mori në kyç dhe kofshë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Calciomercato‘, lëndimi erdhi gjatë ndeshjen së “Zonjës së Vjetër” kundër Valencias në UEFA Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.
Juventusi ka konfirmuar se braziliani ka kyçin e këmbës së majtë të mavijosur shumë dhe ka pësuar një ndrydhje të saj, po ashtu ka dhimbje edhe në kofshën e djathtë.
Sipas raportit nga gazeta e lartpërmendur, Costa do të jetë jashtë fushës të paktën për 3 ose 4 javët e ardhshme, megjithëse lojtari do të mungonte në katër ndeshjet e ardhshme në Serie A si pasojë e dënimit që mori pasi pështyu lojtarin e Sassuolos./arbresh.info/
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kurti pret në takim kryeparlamentarin Peleshi