Pas një vere plotë spekulime mbi të ardhmen e Harry Kane, trajneri i ri i Tottenham Hotspur ka vendusur objektivat e tij te sulmuesi i Fiorentinas, Dusan Vlahovic si pasardhësi i mundshëm i kapitenit të Anglisë.
Sipas “Marca”, Tottenham i bashkohet një mori klubesh që janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit serb, me Fiorentinën që kërkon ta shesë atë qysh në janar, para se ta humb atë me parametra zero në fund të edicionit.
Ndërsa, “Tuttomercato” raporton se Spurs po përgatisin një lëvizje për Vlahovic në afatin kalimtar të janarit, duke i vendosur ata përpara rivalëve të tyre, Arsenal dhe Manchester City.
21-vjeçari ka shënuar 11 gola deri tani në Serie A me “La Viola”./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut