Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, e ka pranuar se do të jetë vështirë që të arrihet Manchester City.
Conte dhe Chelsea arritën fitore si mysafir ndaj Huddersfield, me rezultat 1 me 3, pas një super paraqitje nga skuadra e tij.
Ai në deklaratën pas ndeshjes tha se duhet që të jenë realist.
“Mendoj se kur e thuani të vërtetën, kjo është e vërteta”.
“Tani ne kemi 14 pikë më pak se Manchester City. Ata i kanë fituar 15 ndeshje dhe kanë barazuar në një. Në anën tjetër ne kemi humbur katër ndeshje”.
“Kur keni një konkurrues si Manchester City që secilën ndeshje fiton është e vështirë të mendosh se mund të luftosh për titull. Ne jemi Chelsea, ne jemi klub i madh, ne duhet të luftojmë”, u shpreh Conte.
City sonte mbrëma përballet me Swansea në udhëtim. /arbresh.info/
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...