Conte rikthehet në Serie A?

Soccer Football - Premier League - Stoke City vs Chelsea - bet365 Stadium, Stoke-On-Trent, Britain - September 23, 2017 Chelsea manager Antonio Conte REUTERS/Andrew Yates EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

13:24 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Është raportuar më herët se Antonio Conte po mendon të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, me një kthim në Itali si opsionin e tij të preferuar.

Ish-trajneri i i Juventusit i udhëhoqi Blutë në fitimin e titullit të Ligës Premier në vitin e tij të parë në krye të skuadrës nga Stamford Bridge.

Megjithatë, është e njohur që ai është i pakënaqur për mungesë të perceptuar të mbështetjes që mori nga hierarkia e klubit në tregun e transferimeve të verës.

Ai gjithashtu mendohet se ndjen mungesën të theksuar të atdheun të tij, ndërsa trajtimi i tij ndaj Diego Costas, i cili u larguar drejt Atletico Madridit tërhoqi gjithashtu kritika të mëdha.

Sipas Daily Express, e vetmja gjë që pengoi Conten të largohej gjatë sezonit ishte një ‘ndëshkim i mprehtë financiar’ që do të kishte ndodhur nëse ai do të bënte kështu.

Conte, kontrata e të cilit me Chelsean përfundon në vitin 2019, ka qenë i lidhur me punët në të dy klubet e Milanos, Milanit dhe Interit, pasi pasiguria në lidhje me të ardhmen e tij afatgjatë vazhdon.

Trajneri italian në të kaluarën ka drejtuar me shumë sukses Juventusin në fitimin e tre titujve radhazi në Serie A, teksa ka udhëhequr me sukses edhe kombëtaren e Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale