Antonio Conte është rikthyer te Chelsea dhe ka nisur stërvitjet për sezonin e ri, edhe pse e ardhmja e tij mbetet në dyshim.
Vëllai i Conte, Daniele, ka shfrytëzuar rrjetin social “Instragram” për të nxjerrë një foto të trajnerit bashkë me stafin e tij në ditën e parë të stërvitjes në Cobham, duke shkruar diciturën: “Para Chelsea, para Skuadra Conte!”
Italiani është dukur në humor të mirë edhe pse vazhdojnë zërat se në ditët e ardhshëm do të zëvendësohet nga Maurizio Sarri.
Miqësorja e parë e Chelsea do të jetë më 23 korrik ndaj Perth Glory, përpara nisjes për në turneun miqësore në SHBA, “International Champions Cup”.
Ndeshja e parë zyrtare do të jetë Superkupa e Anglisë ndaj Manchester City, në fillim të gushtit…/telesport.al/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës