Antonio Conte ka thënë se kërkesa e drejtuesve të Interit kur e kishin emëruar trajner më 2019 ishte që ai ta udhëhiqte skuadrën drejt titullit të parë në Serie A në dekadën e fundit.
Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, u shpërblye me çmimin “Vitrorio Pozzo”, për shkak të fitimit të titullit në Serie A sezonin e kaluar dhe e pranoi se dy vjet me ziklatrit ishin shumë të vështira.
Conte e mori drejtimin e Tottenhamit së fundmi, pasi u largua nga Interi menjëherë pasi e fitoi titullin në sezonin 2020/21 dhe u zëvendësua nga Simone Inzaghi në Giuseppe Meazza.
“Ishin dy vjet intensive, të cilat i përjetova me entuziazëm dhe pasion. M’u kërkua ta ktheja titullin në Inter. Ne bëmë mirë, përfshirë menaxherët, lojtarët dhe stafi”, tha Conte.
Interi e fitoi titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve në sezonin e dytë të Contes në stol, duke e ndalur njëkohësisht sundimin e Juventusit në ligë.
“Brenda dy viteve, mendoj se bëmë punë të mirë. Interi tani është ekip shumë, shumë garues dhe do të jetë i tillë edhe për disa vjet”, shtoi ai.
Skuadra e Inzaghit është lidere e Serie A këtë sezon pas 17 ndeshjeve. /GE/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën